Clippers, Cavs dhe Pacers me fitore të mëdha – ja çfarë ndodhi në NBA

Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Clippers, që fitoi 121-117 ndaj Toronto jashtë fushe. Harden me 31 pikë e 10 asist u dallua për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Cleveland, që mposhti në sekondat e fundit 117-115 Philadelphia (u dallua Tyson me 39 pikë).

Nuk zhgënjen Indiana, që triumfoi 127-119 ndaj New Orleans, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Siakam-Huff, që së bashku realizuan 56 pikë. Skuadra e Brooklyn, falë 26 pikëve të Porter dhe 23 të Cloëney, triumfoi 112-109 ndaj Chicago në sekondat e fundit.

Houston ngjitet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-105 ndaj Minnesota. Kevin Durant realizoi 39 pikë, mbështetur edhe nga Sengun me 25 pikë. Ekipi i Sacramento, falë 26 pikëve të Russell Westbrook, mposhti 128-115 Washington. /Telesport.al/

NBA-Rezultatet e sotme

  • Indiana – New Orleans, 127-119
  • Philadelphia – Cleveland, 115-117
  • Brooklyn – Chicago, 112-109
  • Toronto – Clippers, 117-121
  • Houston – Minnesota, 110-105
  • Sacramento – Washington, 128-115

Read Previous

26-vjetori i themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës

Read Next

Cakolli: Rinumërimi i pjesshëm nxjerr në pah problemet në procesin zgjedhor