Cilat ishin fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2024?

Donald Trump, Izraeli, lamtumira e Alain Delon, gjimnastika artistike, lojërat paraolimpike dhe kuptimi i fjalëve ‘’dissing’’, ‘’interseksual’’ dhe ‘’stop genocid’’: janë këto disa terma apo persona që kanë shënuar rritjen më të madhe të kërkimeve në Google 2024.

Mes personazheve, shumë nga bota e argëtimit. Princesha e Uellsit Kate Middleton e cila u emocionua pas diagnozës së saj të kancerit dhe rikthimit në jetën publike, Donald Trump i cili fitoi zgjedhjet amerikane dhe boksierja algjeriane interseksuale Imane Khelif.

Një vit kërkimesh në Google nxjerr në pah edhe disa çështje aktuale. Pse Irani sulmon Izraelin, protestat e fermerëve apo Izraeli që sulmon Libanin janë më të pyeturit në motorin e kërkimit.

Ndërsa në mesin e ‘çfarë do të thotë…?’ në vend të parë është ‘’Të gjithë sytë nga Rafah’’, slogani pro-palestinez i popullarizuar në mediat sociale; ‘’interseksual’’; ‘’Stop gjenocidi’’.

Në kontekstin e emergjencës klimatike, rritja më e madhe e kërkimeve u regjistrua në paralajmërimet për stuhi ose nxehtësi të tepërt.

Ndër filmat më të kërkuar të vitit 2024 është ‘’Inside Out 2’’, ‘’Baby Reindeer’’ për serialet televizive.

Ndër kuriozitetet, përdoruesit pyetën se si të visheshin sa më bukur. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Gazeta 169-vjeçare britanike nxirret në ankand, në garë për ta blerë futet dhe pronari i Chelsea-t

Read Next

Biografia e Nexhmi Rexhepit, kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese