ChatGPT zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë

Inteligjenca artificiale apo më saktë roboti i ChatGPT ka analizuar të gjitha sukseset individuale dhe grupore të lojtarëve shqiptarë dhe ka përpiluar një formacion që mendon se është më i mirë i të gjitha kohërave i Shqipërisë.  

Kombëtarja Shqiptare ka siguruar tashmë kualifikimin në Euro 2024, pas suksesit në kualifikueset e Grupit E.

Suksesi i Shqipërisë ka qenë temë diskutimi tash e disa muaj pas rezultateve pozitive dhe jo më kohë kanë lindur pyetje të llojllojshme rreth ekipit kombëtar kuqezi.

Telegrafi e ka pyetur robotin ChatGPT në lidhje me mendimin e tij rreth një formacioni më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë duke analizuar të gjitha sukseset individuale dhe grupore te lojtarëve dhe ai nuk ka hezituar ta përpiloj një të tillë.

Sipas ChatGPT, analiza e sukseseve të lojtarëve shqiptarë varet nga një sërë faktorësh, si performancat e tyre me Kombëtaren Shqiptare, kontributi në klube të ndryshme të futbollit brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe çmimet e fituara.

Po ashtu, një formacion i të gjitha kohërave nga ChatGPT do të bazohet në një kombinim të kualiteteve të këtyre lojtarëve, duke pasur parasysh format dhe sistemet e lojës që ata preferojnë.

Shumë lojtarë i përkasin gjeneratës që dërgoi Shqipërinë në Euro 2016

ChatCHPT ka shtuar se ndërsa nuk ka mundësi të bëj një analizë të të dhënave të fundit në kohë reale ose të hyj në të dhëna të hollësishme statistikore, mund të bazohet në informacione historike dhe njohuri të përgjithshme për të përpiluar një formacion të lojtarëve të dalluar shqiptarë.

Formacioni i mëposhtëm sipas tij do të jetë në një skemë 4-3-3, e cila është fleksibël dhe mund të përshtatet në një rreshtim 4-5-1 në situata mbrojtëse ose një 4-3-3 në sulm. Ky formacion tenton të përfshijë lojtarët me sukseset më të mëdha individuale dhe grupore.

Sipas tyre, ky formacion nuk përfshin të gjithë lojtarët e talentuar shqiptarë të të gjitha kohërave, por përpiqet të japë një përfaqësim të gjithmbarshëm bazuar në njohuri historike dhe reputacionin e lojtarëve në futbollin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

TrajnerGianni De Biasi

PortierFoto Strakosha (Karrierë e suksesshme në Greqi dhe me kombëtaren)

Mbrojtës i djathtëElseid Hysaj (Karrierë e gjatë në Serie A me Napolin dhe Lazio dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve)

QendërmbrojtësLorik Cana (Kapiten historik, me eksperiencë në Serie A, Ligue 1, dhe Ligën Premier)

QendërmbrojtësMërgim Mavraj (Kontribut i rëndësishëm në mbrojtje dhe eksperiencë me klube gjermane)

Mbrojtës i majtëAnsi Agolli (Mbrojtës me shumë ndeshje për Kombëtaren dhe eksperiencë ndërkombëtare)

Mesfushor defensivMigjen Basha (Roli mbrojtës në mesfushë me karrierë ndërkombëtare)Reklama

Mesfushor qendrorTaulant Xhaka (Mesfushor i fortë me pjesëmarrje në Kampionat Evropian, Ligën e Kampionëve dhe sukses në klube evropiane)

Mesfushor qendror organizatorErvin Skela (Një prej mesfushorëve më kreativë dhe me një karrierë të suksesshme në klubet gjermane)

Sulmues i krahut të djathtëSokol Kushta (njëri nga sulmuesit më të mirë dhe historikë të Shqipërisë)

Sulmues qendrorIgli Tare (Karrierë e suksesshme në Itali, me kombëtaren dhe funksion i rëndësishëm si drejtor sportiv)

Sulmues i krahut të majtëRiza Lushta (Historikisht një prej sulmuesve më të mirë dhe pjesë e skuadrave italiane të nivelit të lartë)

/Telegrafi/

Read Previous

SY TJETËR: EDITA DOLI

Read Next

Çfarë po ndodh me OpenAI? Tetë arsyet që mund të kenë shkaktuar tërmetin në kompaninë e Inteligjencës Artificiale