Cassie, roboti që vrapoi pesë kilometra me vetëm një mbushje të baterisë

Cassie është një robot me vetëm dy këmbë, që me sukses ka vrapuar pesë kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, dhe atë me ndihmën e mësimit mekanik dhe inteligjencës artificiale.

E sipas hulumtuesve në Universitetin e Oregonit në SHBA, ky është një hap para avancimit të teknologjisë dhe një kapitull i ri në fushën e robotikës.

Kjo makineri shërben si mjet transporti për një kompani të shpërndarjes së porosive – Agility Robotics Digit, e mbahet mend për lëvizjet e tij interesante nëpër shkallë gjatë muajit të kaluar.

Inxhinierët e Universitetit të Oregonit kanë arritur që Cassie përmes simulatorit t’i mundësojnë ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, pa pasur nevojë për kamerë apo sensorë LIDAR.

Tani inxhinierët nga i njëjti ekip kanë arritur ta trajnojnë që Cassie të vrapojë duke përdorur algoritme. Sipas anëtarëve të këtij ekipi, kjo i ka mundësuar Cassie që pa ndihmën e askujt të vihet në lëvizje – duke ruajtur baraspeshimin gjatë vrapimit.

Aftësinë e Cassie në vrapim e kanë testuar inxhinierët në një garë pesë kilometërshe që e ka përfunduar për 43 minuta e 49 sekonda. Ka zgjatur paksa më shumë, pasi që gjashtë minuta kanë kaluar duke u marrë me disa probleme teknike. /Telegrafi/

Read Previous

Nushi: Mbyllja e sërishme është fatale për ekonominë e vendit

Read Next

Koeman dëshiron t’i mbajë Griezmannin dhe Coutinhon në ekip