Burri në Gjakovë gjendet i shtrirë në tokë pa shenja jete, policia nis hetimet

Me datën 12.06.2022 rreth orës 02:50, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se në fshatin Meje, në rrugë, një person ishte i shtrirë dhe dukej pa shenja jete.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull/kosovar i lindur në vitin 1950).

Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe njësitet tjera relevante të policisë si dhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti procedohet si “Hetim i vdekjes”, kështu ka bërë të ditur për TV Syrin, Sheremet Elezaj, zyrtar për informin, në Drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë.

Read Previous

Gjakovë – Arrestohet pasiqë ​vjedh para në tyrbe

Read Next

​8 raste të reja me COVID-19