Broja: Gjërat e mëdha do të vijnë në verë

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër. Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria modeste, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0 me 3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë “Kuqezinjve”, në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Pas një viti e gjysmë mungesë, për “Legjionarët” në fushë, mbrëmjen e kësaj të premteje zbriti edhe “bomberi”, nga Malësia e Madhe, Armando Broja, i cili fillimisht theksoi se nuk kanë luajtur aq fort, sa kundërshtarët gjatë kësaj sfide e më tej u shpreh se gjërat e mëdha do të vijnë në verë, e thënë ndryshe gjatë Kampionatit Evropian të futbollit.

“Çfarë nuk shkoi? Ishim pak pa fat sot. Me thënë të drejtën, nuk kemi luajtur mirë. Kili luajti më fort. Jemi të bashkuar si ekip, kemi dhe dy muaj kohë për Europianin. E dimë që nuk janë vetëm miqësore, kemi edhe Suedinë përpara. E dimë që miqësoret janë të vështira. Po përgatitemi që të jemi me Evropianin.

Mua më kënaqi rikthimi pas një vit e gjysmë. Tifozët më kënaqen, u kënaqa me ta dhe me veten. Jam në një moment që jam pa formë. Jam rikuperuar pas një dëmtimi të rëndë. Më duhen minuta që të bëhem gati, por gjithçka po shkon mirë për mua me kalimin e kohës. Sot humbëm, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Gjithmonë kam luajtur pa presion, që kur isha i vogël. Për mua është e rëndësishme të rikuperohem mirë.

Si më priti skuadra në këtë grumbullim? Shumë mirë. Unë i njoh të gjithë, jane edhe disa të rinj. Janë miqësore, është normale që trajneri të shohë lojtarë të ndryshëm. Nuk kam luajtur më parë me këtë trajner dhe këtë staf. Është gjë e bukur që po kuptohemi me trajnerin, stafin dhe shokët e skuadrës. E përsëris: gjërat e mëdha do të vijnë në verë.

Unë në 100% të formës? Nuk e di, por ndihem mirë fizikisht, ndihem mirë me trupin tim. Po stërvitem mirë dhe po ndihem gjithnjë e më mirë. Po kuptohem me trajnerin dhe shokët. Shoh nga e ardhmja, dua ta harroj dëmtimin. Kam shumë cilësi për t’i përdorurur në të ardhmen”,- u shpreh pas ndeshjes “bomberi” nga Malësia e Madhe. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Gjimshiti: Të nxjerrim mësime nga disfata të tilla

Read Next

Cramon i reagon Vuçiqit pas shantazhit që bëri në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës