Boksierët e klubit “Sport Center” të suksesshëm në arenën ndërkombëtare

Pavarësisht sa sport i vrazhdë mund të duket boksi, për sportistët që e praktikojnë atë është një rrugë për të arritur sukseset individuale por që sjellin trofe edhe ato shtetërore. Një ndër boksierët që për më shumë se 4 vjet është pjesë e klubit “Sport Center” dhe që ka arritur në podiumet e medalieve të arta, është Taulant Jakupi. Ai  në muajin shtator të këtij viti mori medaljen e artë në Sarajevë, dhe u shpërblye me çmimin si Tekniku më i mirë i Turneut ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviç Talijan”. Përveç këtij çmimi , Jakupi do të jetë edhe pjesë e kampionatit evropian të boksit që do të mbahet në Budva, të Malit të Zi, ku ai theksoi se kjo pjesëmarrje e bën atë të ndihet mjaft krenar.
 
Jakupi  ndër të tjera theksoi  se përveç talentit edhe puna e palodhshme e trajnerëve e ka ndihmuar atë në arritjen e suksesit.

Ndërsa trajneri Leonard Hoxha tha që sukseset e klubit po vërehen çdo ditë e më shumë, dhe që klubi aktualisht nuk ka asnjë sifdë. Sport Center është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të mirren sportin e boksit, shtoi Hoxha.

Kujtojmë që ky klub është bërë me palestër të re në muajin mars të këtij viti. Këtu do të mund të stërviten të gjitha grupmoshat të të dy gjinive duke filluar nga mosha 6 vjecare nga trajnerë profesionistë.

Read Previous

Asnjë i vdekur dhe 31 raste pozitive me COVID-19

Read Next

Ambasada britanike mbështet aksionin kundër krimit të organizuar në veri