Blinken me mezash për Rusinë dhe Hezbollahun

Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, teksa mori pjesë dhe shpalli 10 kampionët globalë e luftës kundër korrupsionit për vitin 2024, foli edhe për situatën në Siri.

Ai e nisi fjalimin duke vlerësuar Nancy Pelosin për mbështetjen ndër vite dhe orientimin që i kishte dhënë në politikën e jashtme, para se të kalonte në komentin për Lindjen e Mesme.

Blinken u shpreh se po punojnë me partnerët e tjerë për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë më tej për Sirinë dhe përshëndeti lirinë e qytetarëve nga regjimi i Bashar al Assad.

“Rënia e regjimit të Assad është mesazh për Hezbollahun dhe Rusinë”, tha Sekretari Amerikan.

Ai dha edhe një mesazh për triumfuesit e betejës atje, duke këshilluar që të respektojnë lirinë dhe zgjedhjet e qytetarëve sirianë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

KE: Rritet mbi 100 për qind numri i kërkesave të pabaza për azil nga Kosova

Read Next

Rusia vazhdon të blejë mikroçipe amerikane për prodhimin e armëve