Bjeshkët e fshatit Topillë përfshihen nga zjarri

Bjeshkët mbi fshatin Topillë të Shtimes janë përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Majori i Policisë së Ferizaj, Mehmet Hajdini, i cili ka thënë se zjarri është përhapur për shkak të erës që po fryen në atë zonë.

Tutje ai ka shtuar se zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë zjarrin nën kontroll.

“Ka ndodhë në orët e pasdites, por për shkak që era është duke fryrë shumë, tani zjarri është përhap në përmasa më të mëdha. Mirëpo, sipas informacioneve të fundit zjarri është nën kontroll. Janë atje zjarrfikësit, janë qytetarët e asaj pjese duke ndihmuar zjarrfikësit”. tha ai./GazetaSinjali

Read Previous

Instagram zëvëndëson ‘Swipe-up’ me opsionin Sticker-at!

Read Next

Falsifikuan teste antiCOVID, policia e Kosovës arreston dy të dyshuar