Bislimi: Si Qeveri kemi dhënë sinjale për t’i zgjidhur problemet e komuniteteve

Me rastin e 50 vjetorit të Kongresit të Parë Botëror të Romëve u organizua një takim ku morën pjesë aktivistë të këtij komuniteti. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se qeveria e re e Kosovës tashmë ka dhënë sinjalet e saj karshi zgjidhjes së problemeve të komuniteteve në vend.

Ai tha se problemet janë të mëdha por vullneti ka pasur pak për t’u marr me telashet që kalojnë çdo ditë pakicat.

Bislimi tha se kjo qeveri iu ka dhënë mjaftë shumë hapësirë komuniteteve që jetojnë në Kosovës duke emëruar ministra, zëvendëskryeministra dhe deputetë nga radhët e tyre, raporton KP.

Read Previous

Totaj thotë se vendosja e flamurit partiak gjatë inaugurimit të Presidentes është në kundërshtim me Kushtetutën

Read Next

Goditje e rëndë për Zidane, mbetet pa mbrojtje në dy “finalet” e sezonit