Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
Eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënuan rënie në vlerë gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023.
Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë kësaj periudhe 7 miliardë lekë, nga 9,7 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.
Ndërkohë, importet nga SHBA shënuan rritje. Sipas të dhënave, importet llogariten 20,5 miliardë lekë gjatë vitit 2024, nga 17,3 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.
Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale.
Madje, Shqipëria konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan. Rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore.
Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh. /ATSH/