Begaj në Ditën e Çlirimit: Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë! Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” shkruan Begaj në Facebook.

Kreu i shtetit shqiptar në këtë ditë ka shprehur mirënjohje edhe për SHBA-në dhe NATO-n.

“Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO!”

Me aktivitete të ndryshme, në Kosovë sot po shënohet 24 vjetori i çlirimit.

/KlanKosova/

Read Previous

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Read Next

Krerët e shtetit nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s