BE-ja thotë se për zbatimin e marrëveshjes për normalizim do të diskutohet në takim liderësh

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se nevojitet një takim i nivelit të lartë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it, për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars).

Megjithatë, Stano nuk ka treguar se kur mund të ndodhë një takim i tillë Kurti-Vuçiç, i ndërmjetësuar nga BE.

“Zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, sikur edhe kërkesat shtesë për formalizm, kanë nevojë të adresohen nga liderët gjatë takimit të radhës në nivel të lartë, në kuadër të dialogut”, tha Stano, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të BE-së vjen një ditë pasi që në Bruksel u mbajt një cikël i takimeve mes kryenegociatorit të Kosovës, Bensik Bislimi, atij serb, Petar Petkoviç, dhe të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ku u diskutua – ndër të tjera – edhe për dinarin serb, pas ndalimit të kësaj valute për pagesa nga autoritetet kosovare./AlbanianPost.com/

Read Previous

YouTube po prezanton një ndryshim të rëndësishëm, kush nuk e respekton do të mbetet pa video

Read Next

Gjermania po bën shumë pak për të luftuar varfërinë në vend