BE-ja propozon të vozisim më pak për të zvogëluar varësinë nga gazi rus

Bashkimi Europian u ka kërkuar qytetarëve të ngasin më pak makina dhe të punojnë nga shtëpia në mënyrë që të BE-ja të zvogëlojë varësinë nga nafta dhe gazi rus.

Komisioni Evropian deklaroi se masat e hartuara në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, janë krijuar në mënyrë që familjet të kursejnë mesatarisht rreth 500 euro në vit.

Nëse të gjithë qytetarët e BE-së do të ndiqnin planin me tetë pika “Të luaj rolin tim”, kjo do të kursente mjaftueshëm naftë për të mbushur 120 super cisterna dhe gaz natyror të mjaftueshëm për të ngrohur pothuajse 20 milionë shtëpi, thanë zyrtarët e BE-së shkruan The Guardiuan.

BE u bënë thirrje qytetarëve:

  • Reduktoni ngrohjen ne dimër dhe përdorni më pak ajër të kondicionuar
  • Rregulloni cilësinë e bojlerit
  • Përdorni më pak makinat
  • Zvogëloni shpejtësinë në autostrada
  • Mos e përdorni makinën të dielave
  • Bëjini udhëtimet e shkurtra në këmbë
  • Përdorni transportin publik
  • Përdorni trenin në vend të avionit

/abcnews.al

Read Previous

​Asnjë evakuim civil në Ukrainë të premten

Read Next

Sot, kujtojmë 98-vjetorin e vdekjes së Avni Rrustemit