BE drejt përdorimit të 27 miliardë eurove nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën

Udhëheqësit e BE-së do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm drejt konfiskimit të fitimeve prej 27 miliardë eurosh të krijuara nga asetet shtetërore ruse të ngrira në Evropë për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve të luftës në Ukrainë.

Zyrtarët në Komisionin Evropian janë gati të parashtrojnë atë që ata besojnë se është një propozim ligjërisht i fuqishëm që do të shqyrtohet nga vendet anëtare, ndoshta përpara një takimi të kryeministrave në Bruksel të enjten e ardhshme, shkruan The Guardian, transmeton klankosova.tv.

Rreth 300 miliardë dollarë që i përkasin bankës qendrore ruse janë ngrirë në perëndim, kryesisht në valutë të huaj, ar dhe obligacione qeveritare. Rreth 70 për qind e tyre mbahen në depozitimin qendror belg të letrave me vlerë Euroclear, i cili mban ekuivalentin prej 190 miliardë euro.

Depozitat e mbajtura në Evropë ka të ngjarë të gjenerojnë nga 15 miliardë deri në 20 miliardë euro fitime pas tatimit nga tani deri në fund të vitit 2027, në varësi të evolucionit të normave globale të interesit, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

Këtë vit ata pritet të gjenerojnë mes 2 dhe 3 miliardë euro fitime, në varësi të ndryshimeve të mundshme të normave të interesit – para që më pas mund të shkojnë direkt në Ukrainë./klankosova/

Read Previous

Në spitalin “Isa Grezda” janë kryer për një vit 419 mijë e 980 analiza laboratorike

Read Next

Nuk do t’ju pëlqejë aspak, WhatsApp vjen me përditësime të reja