Bayern Munich me drejtor të ri sportiv, “bavarezët” shënjestrojnë “arkitektin” e rivalëve

Bayern Munich arriti të triumfojë në “frymën e fundit” të Kampionatit, duke fituar për herë të 11-të radhazi trofeun e Bundesliga, mirëpo kjo arritje duket se nuk ka mjaftuar për bordin e “bavarezëve”, të cilët menjëherë pas ndeshjes njoftuan shkarkimin e CEO-s, Oliver Kahn dhe Drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.

Të detyruar të zëvendësojnë dy të “pushuarit” nga puna, “bavarezët” vendosën në pozicionin e CEO-s të ri të klubit, gjermanin Jan-Christian Dressen, teksa janë ende në kërkim të një Drejtori të ri sportiv.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, një kandidat i fortë për rolin e Drejtorit sportiv do të ishte Max Eberl, me këtë të fundit, që ka një kontratë deri në vitin 2026, me “demat” e RB Leipzig dhe ende nuk dihet nëse do të jetë ky i fundit drejtori i ri sportiv i “bavarezëve” ose jo. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Bie çmimi i naftës në bursat amerikane

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë