• 1 July, 2022

Barcelona largohet nga “Camp Nou” në sezonin 2023/24, zbulohet arsyeja

Gjiganti katalunas, Barcelona, do të largohet nga stadiumi i saj “Camp Nou” për sezonin 2023/24, ndërkohë që do të filloj ndërtimet për rinovimin prej 1.5 miliardë eurosh të stadiumit dhe zonës përreth tij, projekt ky i quajtur “Espai Barca”.

Ata do të zhvendosen në stadiumin “Olympic” me kapacitet prej 60,700 ulëseve, por presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se do të jetë vetëm për një sezon dhe se ata do të kthehen në “Camp Nou”, edhe pse me një kapacitet të reduktuar derisa puna vazhdon për sezonin 2024/25.

Stadiumi “Olimpic Lluis Companys” ishte më parë shtëpia e Espanyolit nga viti 1997 deri në vitin 2007, dhe priti Lojërat Olimpike në vitin 1992, përcjell KosovaPress.

Rikonstruktimi i “Camp Nou” do të shohë rritjen e kapacitetit nga 99,000 në 110,000 ulëse, duke përfshirë ndërtimin e një çatie.

“Puna fillon në nivelin e parë dhe të dytë këtë verë dhe kur të bëhet punë e madhe në nivelin e tretë dhe çatinë, ne do të luajmë këtu”, tha Laporta, duke bërë njoftimin në stadiumin Olimpik.

Stadiumi Olimpik i është nënshtruar rreth 15-20 milionë euro përmirësime përpara se Barcelona të mund të transferohet në të gjithë qytetin, duke përfshirë dhomat e reja të zhveshjes, zonën e medias dhe zonat përreth.

Pasi ka kaluar një sezon në Stadiumin Olimpik, klubi do të kthehet në “Spotify Camp Nou” të riemërtuar. Ky sponsorizim kap vlerën e 275 milionë eurosh.

Read Previous

​Osmani në Bruksel: Mbështetja nga PE garanci për rrugën evropiane të Kosovës

Read Next

Berjani: Ende nuk e kemi pranuar nga qeveria vendimin për rregullimin e çmimeve