Barcelona dhe Juventus, luftë për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun
Agüero. Pas disa ditësh reektimi, klubi Blaugrana duket i bindur: do të përpiqet ta
rekrutojë futbollistin argjentinas, edhe pse nuk ka ndërmend të paguajë shifra të
çmendura. Do t’i bëhet një ofertë, megjithëse futbollisti do të duhet të plotësojë
kërkesat e Blaugrana-ve nëse dëshiron ta përfundojë europiane në “Camp Nou”.
Operacioni është duke u zhvilluar. Do të jetë futbollisti, ai që duhet të vendosë në
javët e ardhshme, megjithëse Barça është pozicionuar shumë mirë.


Manchester City e njoftoi largimin e Agüero në fund të sezonit vetëm disa ditë më
parë. Kun është një institucion i vërtetë dhe për largimin nga “Etihad” kanë rënë
dakord të dyja palët, në funksion të interesit të sulmuesit për të kërkuar sda të reja
në futbollin europian. Nga aty, përfaqësuesit e sulmuesit kanë lluar të dëgjojë
propozime në Europë, edhe pse iluzioni i tij është të veshë fanellën Blaugrana me
Leo Messi, qoftë edhe për vetëm një sezon.

Do të ketë lehtësira, por Barça gjithashtu ka kërkuar pak kohë për të analizuar të
gjithë skenarët e tregut që do të hapen gjatë muajit maj. Në çdo rast, ardhja e
mundshme e Kun nuk do të përjashtonte nënshkrimin e një sulmuesi tjetër, dhe
nëse është e mundur, të nivelit më të lartë. Agüero tashmë ka në tryezë një
propozim nga Juventusi për dy sezonet e ardhshme. Skuadra bardhezi i ka ofruar
gati 10 milionë euro në sezon, me argjentinasin që ndihmohet edhe nga taksimi më
i mirë që ekziston në Itali. Një pagë disi më e ulët se ajo që merrte te Manchester
City në sezonet e fundit.

Te Barça nuk planikojnë të arrijnë në këto shifra, sepse klubi do të detyrohet të ulë
edhe më shumë kurin e pagave nga sezoni i ardhshëm. Ideja është që të bindet
futbollisti me një kontratë të tillë: pagë kse inkurajuese dhe bonuse të bazuara në
performancën e tij. Agüero ka pasur shumë probleme zike këtë sezon, por tashmë
duket se po i kapërcen ato dhe ndihet i gatshëm të llojë një cikël të ri në një
projekt sportiv të nivelit më të lartë. Ëndrra e tij është të kthehet në Spanjë, në një
kampionat që e pa të triumfonte me Atlético Madrid disa vite më parë.

Read Previous

Bie nga lartësia e një shtëpie, dërgohet në QKUK

Read Next

Cilat janë fjalët dhe veprimet e partnerit që nxisin dyshime për tradhëti ?