“Shoh rritje, djemtë po angazhohen shumë dhe këto ditë kemi punuar fort. Në këtë moment nuk na interesojnë shumë rezultatet e ndeshjeve që luajmë, por duam të bëjmë një punë të mirë dhe mbi të gjitha të përmirësohemi fizikisht”. Ky ishte vlerësimi i trajnerit të Interit, Cristian Chivu, pas barazimit në derbin miqësor ndaj Milanit, zhvilluar në Perth.
“Disa lojtarë patën minuta të mira dhe jemi të kënaqur me cilësinë që treguan, edhe pse nuk janë ende në formën më të mirë dhe këmbët nuk janë akoma të freskëta, – pranoi Chivu. – Në fillim të ndeshjes patëm pak vështirësi për t’i zënë hapësirat, bëmë disa gabime më shumë në qarkullimin e topit dhe në daljen nga mbrojtja, ishim pak me nxitim për t’i bërë si duhet gjërat.
Gjithsesi duhet vlerësuar edhe kundërshtari, që na vendosi në vështirësi me presionin e tij. Me kalimin e minutave u rritëm, gjetëm më shumë mënyra për të dalë përpara dhe mendoj se luajtëm mjaft mirë”. /Telesport.al/