Babai i Meghan Markle po bën një dokumentar për jetën dhe familjen e tij

Thomas Markle, 76, është duke punuar në një film dokumentar për jetën e tij dhe familjen me theks të veçantë për Meghan, 39, dhe lidhjen e tyre.

Në dokumentar do njihemi me Meghan në ditët e saj të fëmijërisë, ditët e saj në shkollë, hapat e parë të karrierës.


Filmi do xhirohet në ambientet e shtëpisë së fëmijërisë së Meghan, të pa parë më parë në media.

Thomas tha: “E gjitha fillon me jetën time, familjen, dashurinë time për teatrin, televizionin dhe se si arrita unë deri këtu.”

Read Previous

Një fundjavë në Bjeshkët e Belegut

Read Next

Ja kush janë fituesit e çmimit “Kult” 2020