ATK: 88.5 milion euro më shumë të hyra

Trendi i mirë i inkasimit të të hyrave në ATK, ka vazhduar ta karakterizojë edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milion euro më shumë se plani ose 7.4%. Kështu thuhet mes tjerash në një njoftim të ATK-së.

Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milion euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milion euro apo 22.2%.

ATK ka njoftuar se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve.

/KosovaPress/

Read Previous

Ish-i dënuari për trafikimin e klandestinëve: Shqiptarët kanë paguar deri 28 mijë paund

Read Next

Katër persona humbën jetën në rrethana të dyshimta brenda 24 orëve, policia po heton rastet