Atdhetari Faredin Tafallari promovon dy libra në Gjakovë

Me organizim të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, sot janë promovuar dy libra të atdhetarit Faredin Tafallari. Në këtë manifestim letrar ishin të pranishëm krijues të shumtë, të cilët e vlerësuan punën dhe kontributin e Tafallarit.

Ata thanë, se në veprat e tij defilon kujdesi për ruajtjen e integritetit kombëtar, të dinjitetit të kombit shqiptar për kultivimin e gjuhës, të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në konditat e reja politike, interne dhe internacionale. Për librin “Zot të kësaj toke jemi ne”, foli krijuesi Muharrem Kurti, ndërkaq për librin “Shqiptarë të rrezikshëm për Jugosllavinë” folën dr.Migena Arllati dhe prof.Muhamet Rugova

. Të gjithë folësit në këtë ngjarje kulturore, e çmuan angazhimin e pakursyer për bashkimin e trojeve shqiptare nga ana e autorit të librave Faredin Tafallari. Sipas tyre ai ka shembur kufirin dhe ka punuar fort në çështjen kombëtare.

Në fund të aktivitetit, kryetari i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i ndau mirënjohje krijuesit Tafallari. Shkrimtari Tafallari është një shpirt fisnik dhe një vlerë e lartë patriotike, ai është një njeri i përsosur në të gjitha pikëshikimet dhe autor i një numri të konsideruar vëllimesh voluminoze, u tha mes tjerash në këtë promovim.

Read Previous

Semaforët e vendosur së fundmi në rrugën “Skënderbeu”, jashtë funksionit

Read Next

Shkollat belge që u mbyllën për shkak të alarmit për bombë do të rihapen të martën