Arrin në 3.2 përqind inflacioni në ShBA

Indeksi i çmimeve të konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar prej 3.2 përqind gjatë tetorit.

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të Punës, kjo rënie është nga 3.7 përqind që ka qenë e regjistruar në shtatorit.

Kjo paraqet një rënie të theksuar krahasuar me periudhën e pikut që ka qenë gjatë pandemisë, kur në qershorin e 2022-ës ishte regjistruar prej 9.1 përqind.

Çmimi i naftës thuhet se ka ndikuar që të ketë rënie gjatë tetorit.

/klankosova/

Read Previous

RrGK analizon Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga perspektiva gjinore

Read Next

Brazili goditet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat shkojnë deri në 42.5 gradë Celsius