Apple parashikon një tjetër rënie të të ardhurave

Apple Inc të enjten parashikoi se fitimet e tyre mund të bien për tremujorin e dytë me radhë, por se shitjet e iPhone mund të kenë gjasa të përmirësohen teksa prodhimi në fabrikën e tyre në Kinë i është kthyer normalitetit, kjo pas mbylljeve që kishin ndodhur në lidhje me shpërthimin e COVID-it në vend.

Ndërsa ka një ton optimist për shitjet e shërbimeve dhe iPhone, drejtori ekzekutiv Tim Cook tha se një ekonomi e pasigurt pritet të dëmtojë kategori si lojërat dhe reklamat digjitale.

Në përgjithësi udhëheqësit e Apple tentuan që t’i sigurojnë investitorët se pavarësisht se firma po përballet me ngritje dhe zbritje në ciklin e shitjeve të pajisjes kryesore të saj dhe është e cenueshme ndaj goditjeve të zinxhirit furnizues, kompania më e madhe në botë e listuar mbetet në një rritje të qëndrueshme – ndoshta disi më të ngadaltë, raporton Reuters.

Të ardhurat e Apple për tremujorin e parë bien për shkak të shitjeve më të ulëta të iPhone

Dhe menjëherë pas disa prej rezultateve më të këqija financiare të kompanisë në vite, të paktën disa investitorë dukej se i dhanë Cook përfitimin e dyshimit, duke imponuar vetëm rënie modeste të çmimeve të aksioneve.

Për tremujorin e fundit, përfitimet e Apple nuk u përputhën me pritjet e Wall Street për herë të parë që nga viti 2016, një goditje kjo e shkaktuar nga shitjet e iPhone, të cilat ranë për herë të parë që nga viti 2020.

Stoqet ranë për afro 2 për qind pasi krye-shefi financiar Luca Maestri tha se shitjet e iPhone kishin të ngjarë të përmirësoheshin krahasuar me tremujorin e përfunduar më 31 dhjetor. Kjo nuk e fshiu një fitim prej 3.7 për qind gjatë tregtisë së rregullt.

Amazon.com dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, gjithashtu kishin një rënie prej afro 4 për qind pas raportimit të këtyre rezultateve. Këto 2 kompani gjithashtu kishin fituar gjatë tregtisë së rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Më 15 shkurt mbahet konferenca ndaj ish krerëve të UÇK-së

Read Next

BE-ja thotë se dhjetë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për tërmetin në Turqi