Apple ka akuzuar OpenAI se ka fituar akses në informacione të vlefshme konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve të saj.
Në një padi federale të ngritur të premten, Apple paditi kompaninë e Al, dy nga punonjësit e saj dhe io Products, duke pretenduar se ata ishin përfshirë në “një model vjedhjeje” të informacionit konfidencial të Apple në lidhje me zhvillimin e produkteve dhe punën përkatëse.
Dy punonjës të Apple të cilët u larguan nga kompania për t’u bashkuar me OpenAI, dyshohet se janë përfshirë në dërgimin e emaileve për informacion të brendshëm të Apple.
“Ne nuk jemi të interesuar për sekretet tregtare të kompanive të tjera”, deklaroi një zëdhënës i OpenAl
Kompania po heton ankesën e Apple.
Një zëdhënës i Apple tha se padia ishte rezultat i provave të rëndësishme. /Telegrafi/