Ancelotti: Mund të drejtoj Brazilin deri në botërorin e vitit 2030

Carlo Ancelotti konfirmoi se ka folur me Federatën Braziliane të Futbollit për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon pas Kupës së Botës 2026. Trajneri italian pranoi se ka shumë mundësi që ai të vazhdojë të drejtojë ekipin kombëtar deri në Kupën e Botës 2030.

“Po, gjithçka është e mundur, sepse jam shumë i lumtur këtu. Tani për tani, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohem është ekipi kombëtar Brazilian dhe botërori i ardhshëm. Për të vazhduar më tej, duhen dy persona: Federata e Futbollit dhe unë”, tha trajneri italian.

Ancelotti shtoi me shaka se rinovimi duhet të bëhet para Kupës së Botës 2026, edhe për arsye financiare. “Nuk jemi me nxitim për ta bërë këtë. Ideja është të ecim përpara, nuk kam problem me këtë. E vërteta është se kontrata para Kupës së Botës është shumë më e lirë. Dhe pas Kupës së Botës, mund të jetë shumë më e shtrenjtë nëse fitojmë“, tha Ancelotti. /Telesport.al/

Read Previous

Gjermania i kërkon Kinës një rol më të madh për paqen në Ukrainë

Read Next

​Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt