Ambasadori britanik: Partitë të vendosin shtetin para interesave partiake

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi  se të martën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hargreaves tyha  se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.

“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves./21Media

Read Previous

Çka po ofron Petrol Company për mërgimtarët?

Read Next

Më shumë se 100 organizata thonë se “uria masive” po përhapet në të gjithë Gazën