Ambasada gjermane : E papranueshme pandëshkueshmëria e autorëve për rastin “Banjska”

Ambasada Gjermane në Kosovë në dy  vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë e ka cilësuar si të papranueshme që ende nuk është vënë drejtësi për këtë rast

Ambasada ka thënë edhe pse ka kanë kaluar dy Milan Radojçiq i cili e ka pranuar që ishte udhëheqës i këtij grupi, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.

“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme”, ka shkruar Ambasada.

Sipas Ambasadës  se është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Read Previous

Kosova humb miliarda nga mospjesëmarrja e grave në tregun e punës

Read Next

NASA gati misionin e parë me ekuipazh në Hënë