Aksidenti i shtetasit të huaj në Malet e Sharrit, ShKShMK del me njoftim

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dalë me njoftim pasi një shtetas i huaj ishte aksidentuar, ku kishte rrëshqitur në Malet e Sharrit. 

Ai ka arritur të shpëtohet nga ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, teksa këtë e ka konfirmuar edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë duke dalë me njoftim se një anëtar i ambasadës së tyre ishte përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.

Nga njoftimi i bërë ShKShMK shkruan se në orën 14:20 ata kanë pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës dhe ata kishin lajmëruar menjëherë Policinë e Kosovës për aksidentin, duke filluar koordinimim e shpejtë me anëtarët dhe institucionet e sigurisë.

Sipas njoftimit i lënduari (shtetas i huaj) ka arritur të kontaktohet dhe i njëjti ka dërguar koordinatat e vendodhjes së tij./Sinjali/

Read Previous

Moti sot

Read Next

Ali Ahmeti kërkon zyrtarizmin e lulëkuqes si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit