Aksident trafiku në Gjakovë: Vetura godet traktorin, shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e ndeshjes, shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku fillimisht është trajtuar në Gjakovë e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kosova së shpejti anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Read Next

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Ndërkombëtarët të ruajnë neutralitetin dhe të mbështesin Kosovën