Aksident trafiku në aksin rrugor Klinë-Gjakovë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, konkretisht në fshatin Bec.

Lajmin për TV Syrin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Me datë 08.04.2022 rreth orës 21:00, ne aksin rrugor Klinë- Gjakovë, respektivishtë ne vendin e quajtur “Kodra e Becit” – fsh. Bec ka ndodhë aksident komunikacioni me lendime trupore. Ne kete aksident jane lenduar tre persona. Te lenduarve i eshte oftuar ndihma mjeksore ne spitalin Rajonal – Gjakovë. Pas ekzaminimeve mjekesore te lenduarit janë liruar ne rehabilitim shtepiak. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti derisa kishte qene duke e drejtuar automjetin e tipit Ford duke qarkulluar nen ndikim te alkoolit (2.38 promilë), e ka goditur nga prapa veturën e tipit VW e cila kishte qene ne lëvizje ne te njëjtin drejtim. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë dhe me urdhër te tij i dyshuari është ndale ne ndalim policor prej 48 orë”.

Read Previous

Lekaj: Si opozitë do t’i koordinojmë veprimet për të luftuar dukuritë negative të qeverisë

Read Next

1990 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë