Aguero: Më kritikojnë për deklaratën për Ronaldon, por thjesht nuk më intereson

Ylli argjentinas në pension Sergio Aguero foli në Twitch për Real Madridin dhe ish-lojtarin e tyre, Cristiano Ronaldo.

“A e urrej Real Madridin? Kështu mendojnë tifozët e këtij ekipi. Jo, nuk e urrej Realin. Unë jam tifoz i Barcelonës dhe Atletico Madridit, por kjo nuk do të thotë se kam diçka kundër Realit”, pohoi Aguero, i cili përfundoi karrierën e tij në vitin 2021 për shkak të problemeve me zemrën.

“Më kritikuan sepse thashë që Cristiano Ronaldo është një “lojtar normal”? Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. E thashë si shaka, por njerëzit e morën seriozisht”, tha argjentinasi, i cili kaloi një karrierë të pasur duke shënuar golat për kombëtaren, Atletico, Manchester City dhe Barcelona. Sipas të dhënave të Transfermarkt, në karrierën e tij ai luajti 685 ndeshje, shënoi 385 gola dhe asistoi 119 prej tyre. Ai fitoi 18 trofe.

Kujtojmë se Aguero është bashkatdhetari i Lionel Messit, i cili gjithmonë krahasohet me Ronaldon si lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ronaldo luan në Al Nassr që nga viti 2022, ndërsa Messi u bë anëtar i Inter Miami pas largimit nga PSG. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Komandanti i ushtrisë britanike: Rusia ka humbur gjysmën e aftësive luftarake në Ukrainë

Read Next

Murati kërkon nga bizneset që t’i rrisin pagat e punëtorëve