Agjenti i Julian Alvarezit i bën kritika brutale drejtuesve të Atletico Madridit

Agjenti i yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, Fernando publikoi një mesazh drejtuar drejtpërdrejt drejtuesve të klubit nga Metropolitano.

Hidalgo shkroi në llogarinë e tij në Instagram një thënie e cila ishte shumë thumbuese karshi drejtuesve të klubit spanjoll.

“Mos e pyet kurrë një gënjeshtar pse gënjeu. Sepse për ta shpjeguar, do të duhej të gënjente përsëri”, shkroi Hidalgo.

Kjo thirrje erdhi pasi Atletico Madridi refuzoi ta shiste Alvarezin te Barcelona këtë verë, përkundër shumë kërkesave.

Zyrtarët e klubit këmbëngulin se lojtari nuk ka marrë asnjë premtim nga menaxhmenti se mund të largohet.

Si kujtesë, Alvarez është një objektiv i madh për kampionët spanjollë të Barcelonës, por Atletico nuk dëshiron ta lejojë atë të bashkohet me rivalët e tyre.

Më saktësisht, ata po kërkojnë shumë më tepër para për transferimin nga Barcelona krahasuar me klubet e tjera, kështu që në këtë kontekst u përmend edhe shifra prej 500 milionë eurosh, aq sa klauzola e lojtarit. /Telegrafi/

Read Previous

Mungesa e kalciumit, shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si ta mbroni shëndetin e kockave?

Read Next

Lewis Hamilton: Pres që gjysma e dytë e sezonit të jetë më pozitive