A e dini se kush e krijoi këngën e Rexhep Gërqarit?

Një nga këngët më të bukura dhe më të kënduara në reportuarin e muzikës gjakovare pa dyshim mbetet kënga historike e Rexhep Gërqarit.
Por kush ishte krijuesi i kësaj perle muzikore ?!

-Jahja Xharra, një dashamir i këngës dhe muzikës në përgjithësi, i cili nuk e kishte profesion të parë por që kishte prirje të jashtëzakonshme në fushën e muzikës. Pronar  tokash nëpër rethinat e qytetit të Gjakovës, me të ardhura të mira por gjithmonë i dashuruar në ndejat dhe sofrat që organizoheshin në atë kohë.

I shtyer nga ngjarja  e ndodhur  rreth viteteve 1878-1879 kur u sulmuan qendrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, saktësishte  në Gjakovë, ku lufta u zhvillua në kodrat e Çabratit, e aty paska  luftuar një djalosh, një trim i rrallë me emrin Rexhep , ndërkohë epitetin Gerqari e mori nga profesioni që e kishte e gjithë lagjja.

Lagjja e Gërqarëve, pra lagjja  ku punoheshin enë prej balte apo argjile të cilat quheshin gërqakë. Kështu sipas autorit të disa veprave kushtuar  traditës muzikore gjakovare, prof.dr. Behar Arllati , autor I këngës së Rexhep Gërqarit është krijuesi Jahja Xharra.

Për të ditur më shumë rreth jetës dhe veprimtarisë se Jahja Xharrës, ndiqeni emisionin Gjurmëve të Muzikës nga Kati Zhubi, episodin e 2-te!https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Presidenti i Malit të Zi: BE-ja ta miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Read Next

Si të ndihmojmë fëmijët nga alergjia e proteinave të qumështit të lopës?