A duhet të ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale për të rinjtë nën 16 vjeç?

Kryeministri britanik Rishi Sunak po shqyrton futjen e rregullave të reja që mund të kufizojnë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe t’i ndalojnë ata të blejnë telefona inteligjentë në Mbretërinë e Bashkuar. Së shpejti pritet të publikohen propozimet zyrtare.

Aktualisht, fëmijët mund të krijojnë profile në shumicën e platformave në moshën 13 vjeç, por prindërve do t’u kërkohet të japin mendimin e tyre nëse kufiri duhet të rritet në 16. Gjithashtu, po shqyrtohet mundësia e ndalimit të blerjes së telefonave inteligjentë për moshat nën 16 vjeç, ndonëse prindërit nuk do të pengohen t’i blejnë ato për fëmijët e tyre.

Sipas një sondazhi të fundit nga Fondacioni Parentkind, 58% e prindërve të fëmijëve të moshës shkollore mendojnë se telefonat inteligjentë duhet të ndalohen për fëmijët nën 16 vjeç. Ministria do të hetojë gjithashtu mundësinë e futjes së mekanizmave të sigurisë që do të lejojnë prindërit të mbikëqyrin përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët e tyre deri në një moshë të caktuar.

Sugjerimet vijnë pasi Esther Gay, nëna e adoleshentes së vrarë Brianna Gay, shprehu shqetësimin për ndikimin e “rrjetit të errët” në një nga vrasësit e vajzës së saj. Ajo mbron ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, si dhe krijimin e telefonave të specializuar të përshtatur për fëmijët.

“Fëmijët mbi 16 vjeç mund të përdorin telefona për të rritur, ndërsa më të rinjtë do të kishin telefona të përshtatur për fëmijët, të cilët nuk do të kishin aplikacionet e rrjeteve sociale që janë të disponueshme tani”, tha ajo për BBC.

Në mars, Florida miratoi një ligj që, duke filluar nga viti i ardhshëm, do t’i ndalojë fëmijët nën 14 vjeç të bashkohen në rrjetet sociale, ndërsa ata nga mosha 14 deri në 15 vjeç do të duhet të marrin pëlqimin e prindërve.

Ministria e Shkencës, Inovacionit dhe Teknologjisë atje thotë: “Ne nuk komentojmë spekulime. Angazhimi ynë për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar vendin më të sigurt për fëmijët në internet është i palëkundur, siç dëshmohet nga Akti ynë i Sigurisë Online i njohur botërisht.”/ The Mirror/

Read Previous

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Read Next

Szunyog: Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës