A do ta kërkojë Armand Duka edhe një mandat në krye të FSHF-së?

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka caktuar datën e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore. 

Zgjedhjet për mandatin 4-vjeçar në FSHF do të mbahen më 16 shkurt nga ora 10:00 në Shtëpinë e Futbollit. 

“Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Nga viti 2002 FSHF-ja udhëhiqet nga Armand Duka. 

Ai fitoi besimin e delegatëve të FSHF-së edhe pesë herë tjera. /Koha.net/

Read Previous

Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe mund të mbështetet te BE-ja

Read Next

Viti 2025 konsiderohet ndër më të nxehtit në historinë e Evropës