Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Dy persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Klinës nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 13:40.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron Policia e Kosovës.
Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.
Informacione e ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.
Deri më tani nuk ka donjë të arrestuar për këtë rast.
/GazetaExpress/