Juventus gati të rikthehet pretendentë në Serie A

Pas një sezoni të mbushur me stres, Juventus është gati të rikthehet në Serie A si një skuadër pretendente pasi parashikon një verë e nxehtë ne merkato. Pas dy vitesh prove bardhezinjte kthehen në origjinën e tyre dhe braktisin linjën “lojtarë të rinj dhe premtues” për të kthyer vëmendjen te lojtarët e aftë dhe me eksperiencë.

Prej ditësh është rihapur një transferim që mban emrin e Paul Pogba, i cili kaloi nga një ëndërr e paarritshme në një objektiv të arritshëm. Francezi që do të largohet nga Manchester United, mbetet shumë i lidhur me Juventusin dhe vazhdon t’u japë përparësi bardhezinjve, por negociatat nuk janë të lehta.

Sipas mediave në Itali, bisedimet me agjentin e tij janë të vazhdueshme dhe palët janë shumë pranë një akordi. Problemi kryesor mbetet paga e lojtarit. Juventus nuk mund t’i ofrojë pagën që sheikët e Parisit i kanë premtuar lojtarit, kështu që e vetmja gjë që mund të ribashkojë Pogban me familjen e Juventusit është lidhja e fortë që lojtari ka me klubin nga Torino.

Një tjetër emër i madh që mund t’i bashkohet Zonjës së vjetër është dhe Ivan Perisic. Fillimisht u përfol shumë lidhur me një shkëmbim të mundshëm me Dybala, por përveç kësaj, Juventus ka kaluar dhe në një oferë konkrete. Palët, janë ende larg një akordo mirëpo, Marotta i ka ofruar kroatit 4.5 milionë plus bonuse në sezon, ndërsa bardhezinjtë kanë menduar një pagë prej 6 milionë eurosh për futbollistin 33 vjeçar.

Një diferencë që mund të ndikojë jo pak në vendimin e Perisic në fund të sezonit. Kontrata e Perisiçit është pranë skadimit, për këtë arsye zikaltërit duhet të mendojnë sa më shpejt për rinovimin, për të shmangur “grabitjen” e Juventusit./A2news/

Read Previous

Dalin detajet për finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

Read Next

Dy të plagosur në Klinë, policia jep informacionet e para