Janë duke u bërë përgatitjet e fundit, në kuadër të projektit “Europe Connects”, Dialog përmes muzikës | Johannes Flaishmann dhe Orkestra Kamertale e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” do të mbajnë një koncert në Myth të Austrisë për nder të ditës së Evropës. Para këtij koncerti të madh do të jenë edhe dy paraqitje në Kosovë.
Ideja ka lindur nga Johannes Flaishmann i cili me patjetër ka dashur të bëjë një projekt me shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.
Ky projekt është mbështetur nga komuna e Gjakovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, si dhe Ministria Federale e Republikës së Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.