18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Besim Kodra kryetar i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë thotë se ka përmirësim në të drejtat e pacientëve por ka telashe të vazhdueshme e sidomos në mënyrën e informimit të pacientëve të shfrytëzimit të shëbimive shëndetësore.
Shoqata që mbron të drejtat e pacientëve në baza ditore punon në avancimine të drejtave të pacientëve, por gjithsesi shërbimit shëndetësor në Kosovë i duhet një reformë ka shtuar Kodra.
Në adresë të shoqatës vijnë ankesa të shumta përshkak të mungesës së përmirësimit të marrëdhënies pacient- personel shëndetësor, madje edhe mungesë të etikës personale e profesionale ka shtuar Kodra.
Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit u krijua nga Rrjeti i Qytetarisë Aktive për të informuar, diskutuar dhe marrë zotimet për të përmirësuar të drejtat e pacientëve në Evropë.