Suedia ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit, duke iu bashkuar vendeve europiane që tani janë plotësisht të hapura për turistët ndërkombëtarë.
Udhëtarët jashtë BE-së nuk kanë më nevojë për një certifikatë vaksinimi ose testimi për të hyrë në vendin skandinav. Holanda, Norvegjia, Islanda, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia janë gjithashtu të hapura për për udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian./AnabelMedia/