Sot 30 vjet, Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare.
Më 5 prill 1992, i shkoi mysafire Shkëndisë në Tetovë, ku e mposhti me rezultat 4:0.
Në kushte kur futbolli në Kosovë luhej nëpër fusha e livadhe, selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, i tuboi futbollistët më të mirë të ligës dhe nën kushte represioni e dërgoi kombëtaren deri në Tetovë, ku ndeshja u ndoq nga mijëra shqiptarë.
Ky ishte gjithë ekipi i Kosovës në atë ndeshje historike: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Bashkim Radogoshi, Arsim Gashi, Isa Sadriu, Skënder Shengyli, Bakir Burri, Suad Keçi, Ibrahim Domi, Genc Hoxha dhe Ramiz Krasniqi, Florent Karahoda, Sabit Osmani, Bejtush Bejta, Afrim Tovërlani, Remzi Hashani, Arbër Grabovci, Endri Salihu, Bekim Mulliqi dhe Adnan Aliu.
/KlanKosova/