Në Gjakovë besimtarët kanë filluar agjërimin, bëhet thirrje për mirësi e solidaritet
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Edhe në Gjakovë besimtarë të shumtë kanë filluar agjërimin ditën e sotme. Nga Bashkësia Islame në Gjakovë thonë se përgatitjet për këtë muaj kanë shkuar mbarë dhe bëjnë thirrje që ky muaj të jetë muaj I solidaritetit e mirësisë mes njerëzve.
Gjatë Ramazanit, myslimanët kërkojnë falje për mëkatet e së kaluarës, luten për udhëzime dhe ndihmë në rezistencën ndaj të këqijave të përditshme dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.Ky muaj përfundon me 2 Maj kur besimtarët do të festojnë Fitër Bajramin.