Dr.Flori Bakalli rrëfen momente nga takimi me Dren Cakën, të mbijetuarin e masakrës së Vejsave

Historia e Dren Cakës nuk është e panjohur për opinionin. Dreni është i mbijetuari i vetëm i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë. Nga kjo tragjedi ai kishte mbetur i plagosur. Të freskëta i ka kujtimet e takimit të parë me Drenin, doctor Flori Bakalli i cili në atë kohë u kujdes për të në Kukës, aty ku shumë shqipëtarë kalonin kufirin për të ju shmangur luftës.

Dreni ka qenë i plagosur në dorë tregon doktori, teksa rrëfen momente bashkëbisedimi me të.

Dicka e paharrueshme në mendjen e doktorit është këmbëngulja e Drenit 10 vjecar asokohe që të mos operohet.

Pas qëndrimit në Kukës Dreni ka vazhduar për në Tiranë nën përcjellejen e masave të larta të sigurisë pasi që në atë kohë sipas informatave të atëherëshme, kërkohej nga shërbimet serbe si dëshmitari I vetëm I njërës prej masakrave më të rënda në Kosovë që morri jetën e 20 personave shumica prej tyre fëmijë e gra. Ndërsa sipas informatave të redaksisë ai sot jeton në shtetin e Kanadasë.

Read Previous

Zelensky telefonatë me Macron, ja çfarë biseduan

Read Next

Rrezikon shembjen Ura e Zogut