Vazhdojnë punimet e KRU “Gjakova” në rrugën “Skënderbeu”

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur që edhe sot do të vazhdojnë punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”.

Të nderuar konsumator,ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe ditën e sotme.

KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.

Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë 29.03.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 14:00.

Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:

Rr:”Skënderbeu”

Rr:”Migjeni”

Rr:”Xhafer Lipoveci”

Rr:”Besim Bishtazhini”

Rr:”Azem Hajdari”

Rr:”Aleksandër Moisiu”

Rr:”Hasan Prishtina”

Rr:”Nimon Ferizi” si dhe,

Rr:”Latif Jaka”.

Read Previous

AUV-i konfiskon 40 tonë mish, paralajmërohen edhe aksione të tjera

Read Next

Sot zhvillohet miqësorja Zvicër – Kosovë