Sot janë bërë 23 vjet nga mbrëmja e llahtarshme dhe e frikshme e 24 marsit të vitit 1999, të cilën qytetarët e Gjakovës, e mbajnë mend si natën më të gjatë dhe më të tmerrshme të shfrenimit të pushtetit serb ndaj popullsisë civile në shenjë hakmarrje për fillimin e bombardimeve të caqeve serbe. Mirëpo Gjakova nuk u dogj për herë të parë në vitin 1999 por edhe disa herë të tjera thotë profesor. Tahir Bakalli.
Në natën e 24 marsit të vitit 1999 u ndez flakë e tërë Çarshia e Vjetër e Gjakovës si dhe u vranë në mënyrën më mizore dhjetëra viktima të pafajshme. Viktima e parë ishte Kujtim Dula.
Qetësia kishte kapluar këtë pjesë, gjithçka dukej e rrënuar e krahas dhimbjes për të vdekurit edhe të gjallët jetonin me ankthin se çfarë do të ndodhë tutje.
Sot pas kaq vitesh duket sikur gjërat kanë ndryshuar, imazhet e asaj kohe vazhdojnë të mbesin në mbamendjen e gjithsecilit qytetarë, e sidomos për statusin që shoqëria ja dha personave që patën fatin të humbnin jetën atë natë.
Emazhet e ditës së sotme në çarshinë e vjetër dëshmojnë qartë se jeta vazhdon dhe bashkë me të edhe datat e shënuara të historisë sonë kombëtare.