Gembi Juniku, radhitet i pari në botë në “Bazilian Jiu-Jitsu”

“Brasilian Jiu Jitsu” është sport luftarak, i ngjajshëm me mundjen dhe judon në të cilin lufta zgjatë deri sa njëri nga garuesit të dorëzohet, humb me pikë ose dhe shkakton ndonjë thyerje ose lëndim te kundërshtari, e me këtë sport mirret atleti nga Gjakova, Gembi Juniku, i cili në dhjetor të vitit të kaluar me pjesëmarrjen e tij në turneun ndërkombëtar “Brasilian Jiu Jitsu AJP Tour” i cili u mbajt në Beograd, arriti ta zërë vendin e dytë, garë kjo që sipas Junikut ishte e fortë, dhe e veçantë.

Juniku së fundmi ka qenë pjesë edhe e një gare në Turqi, ku në mesin e 747 garuesve, ai ka arritur të renditet i pari.

E përveç mundësisë për sukses që është element shumë i rëndësishëm, këshilla e Junikut është që të rinjët të merren sa më shumë me sport.

Ndër të tjera ai tha që për të përfaqësimi i Kosovës, dhe fitoret janë obligim.

Read Previous

​Kurti: Jemi përjetësisht mirënjohës Madeleine Albright-it

Read Next

Tmerri në Çarshinë e Vjetër me 24 mars 1999