Klasa e shkollës “Yll Morina” fituese e projektit “Drejt Malit”

Nxënësit e shkollës fillore të mësme të ulët “Yll Morina“ në Gjakovë ishin përfitues të projektit Shkolla Dimërore e Skijimit- Drejt Malit. Për këtë vit ishte përzgjedhur rajoni i Gjakovës, ndërsa përzgjedhja e klasës ishte bërë nga sukseset dhe kualifikimet paraprake.

Sfiduese por edhe mjaft atraktive  për kujdesin ndaj mbi 30 nxenësëve ishte edhe për anëtaren e Këshillit të Prindërve, Mimoza Lluka Nushi.

Më të lumturit ndërkohë edhe më meritorët për këtë aktivitet ishin edhe vetë nxënësit,të cilët me kënaqësi flasin për teknikat e skijimit që i mësuan.

Ky projekt ishte mbështetur nga Ministria për Arsim, Shkencë Teknologji dhe Inovacion, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministria për Shëndetësi sidhe  Federata e sporteve shkollore.

Read Previous

Covid 19, vaksina Moderna e sigurtë dhe efektive për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Read Next

Në samitin e NATO-s, liderët botërorë nderojnë Albright