Me aktivitete dhe lojëra organizata “Handikos” shënon ditën e sindromës Down

Sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, fëmijët të cilët janë pjesë e organizatës “Handikos”janë përfshirë në një mori aktivitetesh me qëllim të gjithpërfshirjes së tyre në të gjitha ndërveprimet shoqërore. Në sallën e edukatës fizike rreth 10 fëmijë me sindromën down zhvilluan aktivitete dhe lojëra me fëmijët e kësaj shkolle, teksa luanin shprehja e gëzimit vërehej qartë në fytyrat e tyre.

Në këtë aktivitet janë vetëm një pjesë e fëmijëve me sindromën Down, 32 fëmijë sa numëron organizata janë ndarë në disa vende me qëllim të shënimit të kësaj dite.

Ndërkaq nxënësit e shkollës “Fehmi Agani” sot kishin përgatitur dhurata për fëmijët të cilat i’u dërguan në shkollë.

21 marsi u përcaktua si Ditë Ndërkombëtare e Sindromës Down nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara me qëllim të ndërgjegjësimit, informimit si dhe promovimit të këtyre personave që të jetojnë me dinjitet dhe të jenë aktiv e pjesëmarrës në komunitetin në të cilin jetojnë.

Read Previous

Studentë nga Universiteti “Fehmi Agani” vizitojnë fëmijët me sindromën Down në “Handikos”

Read Next

Moti sot në Kosovë