Dita Ndërkombëtarëve e Pyjeve

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shpallur me një rezulotë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2012, e cila përcakton 21 marsin Ditën Ndërkomëtare të Pyjeve. Kjo me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve. Në komunën tonë janë rreth 26 800 hektarë sipërfaqe pyje, të sektorit publik janë 16 800 hektarë, kurse sektorit privat i takojnë rreth 10.000 hektarë.

Këtë vit nuk është ndërmarrë ndonjë aksion për të shënuar këtë ditë, por që është duke vazhduar projekti për pastrimin e pyjeve të reja.

Qytetarët e Gjakovës kërkojnë ndërgjegjësim më të madh për rëndësinë e pyjeve, duke dënuar të gjithë ata që dëmtojnë pyjet pa ndonjë shkas.

Sipërfaqja pyjore në Kosovë është rreth 481 000 hektarë ose 44 përqind e sipërfaqes totale. Sipas ligjit të pyjeve, pyjet në Kosovë janë resurse kombëtare, do të udhëhiqen në mënyrë që të ofrojnë rendimente me vlerë dhe të njejtën kohë të ruhet biodiversiteti për të mirën e gjeneratave.

Read Previous

Mbahet orë letrare në shënim të Ditës Botërore të Poezisë

Read Next

Osmani: Fëmijëve me sindromën Down duhet t’u ofrojmë kushtet që i meritojnë